📌Mbrëmjen e djeshme patëm kënaqësinë të njihnim nga afër studiuesin, historianin dhe veprimtarin e dashur me origjinë përmetare z. Tanush Frashëri në promovimin e📖 librit të tij më të ri “Relatat Italo-Shqiptare 1910-1939”.✍️
🗣️Për publikun dhe artdashësit përmetarë, z. Frashëri solli të vërteta historike nga arkiva e pasur kërkimore që i dedikoi një jetë për ta realizuar.
👏Vlerësim për njeriun shumëdimensional që punën shumëvjeçare 📚brenda dhe jashtë 🇦🇱Shqipërisë e përktheu në pasuri për historinë dhe kulturën shqiptare.
🙏Shëndet dhe jetë të gjatë z.Frashëri.