
Ditën e djeshme u zhvillua takimi përmbyllës i projektit “Kultivimi i bimëve medicinale dhe aromatike si një alternativë e qëndrueshme ndaj kanabisit në Përmet – MAPCULT”, financuar nga BE ,
dhe implementuar nga Bashkia Përmet dhe Instituti i Kërkimeve Urbane.

Kënaqësi ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian , Z.Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri,përfaqësues të shoqatës “Insituti i Kërkimeve Urbane” Z.Edlir Vokopola , Drejtues i shoqatës , fermerët përfitues, fermerë të zonës dhe punonjës të administratës.

Ky projekt i dha një rijetëzim zonës rurale por edhe një nxitje fermerëve

për kultivimin e bimëve medicinale aromatike.

Qëllim i këtij projekti ishte mbështetja e :

fermerëve në kultivimin e bimëve medicinale aromatike duke ju siguruar atyre infrastrukturën e nevojshme si: tokën për mbjellje, fidanë ,magazinë grumbullimi , dhomë tharrje dhe një mjet transporti.

të rinjve dhe grave të papuna përmes rritjes së kapaciteteve të tyre për prodhimin e produkteve kozmetike artizanal

e duke përdorur si lëndë të parë bimët mjekësore dhe aromatike të kultivuara për të sjell një produkt identifikues.

Projekte të tilla bëjnë të mundur rritjen e investimeve me qëllimin e përbashkët për të arritur nxitjen e përfshirjes të sa më shumë fermerëve

, grave

dhe të rinjve

në këtë lloj sipërmarrje.