Pingpongistët e Shoqatës “Përmeti Pingpong” përfunduan me rezultate të shkëlqyera garat në Lezhë!
Ekipi U15 djem u rendit në vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronztë, ndërsa në garat individuale, Ersi Cobaj u shpall nënkampione e Shqipërisë, dhe Ardenis Zylfo u rendit i katërti, duke u vlerësuar si një nga sportistët më cilësorë të turneut.
Të dy vetëm 13-vjeçarë, ata garuan me dinjitet përballë 17-vjeçarëve, duke treguar pasion, forcë dhe talent të jashtëzakonshëm.
Me këto rezultate, Ardenis Zylfo i është hapur rruga për takime ndërkombëtare. 

Urime për këta të rinj të përkushtuar që po e bëjnë emrin e Përmetit të dëgjohet në çdo garë! 


