Sot qendra e qytetit u mbush me fëmijë, prindër dhe qytetarë që morën pjesë në një aktivitet të veçantë, plot gjallëri dhe ngjyra. 👫
Fëmijët e shkollave të Përmetit parakaluan me kostume dhe muzikë festive, duke sjellë një atmosferë gëzimi dhe bashkimi për gjithë komunitetin. 🎶🎭
Një pasdite që i dha qytetit më shumë jetë dhe ngjyrë, duke e kthyer Përmetin në vendtakimin më të bukur të fëmijëve. 💫❤️