Pas dy ditëve garë, përjetimesh dhe emocione përgjatë lumit të Vjosës, maratona ndërkombëtare u mbyll sot me një takim miqësor në Përmet, ku të gjithë pjesëmarrësit u vlerësuan me medalje dhe çmime simbolike.
Sportistë nga Shqipëria dhe vende të tjera ndanë me ne frymën e aventurës dhe dashurinë për natyrën e egër të Vjosës një rrugëtim që promovon jo vetëm sportin, por edhe bukurinë e jashtëzakonshme të zonës sonë. 
Faleminderit të gjithë garuesve që zgjodhën të jenë pjesë e këtij udhëtimi përgjatë lumit të fundit të egër në Europë! 



