Këtë fundjavë, në zemër të Luginës së Vjosës, u zhvilluan tre ditë plot energji, bashkëpunim dhe dashuri për natyrën.
Banorë të zonës, të rinj, përfaqësues të institucioneve lokale, dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura iu bashkuan nismës së Qendrës IMPAKT dhe Bashkia Përmet-Faqja Zyrtare për një fushatë pastrimi përgjatë brigjeve të Vjosës – një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë.
Me duar të mbushura me punë dhe me zemra plot përkushtim, pjesëmarrësit pastruan zona të ndotura, mblodhën dhjetra thasë mbetjesh dhe krijuan një shembull frymëzues se kur komuniteti bashkohet, ndryshimi është i dukshëm.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Ekosistemi si Komunitet”, i mbështetur nga Green-AL, që synon të ndërthurë ndërgjegjësimin mjedisor me veprimin konkret në terren duke i kthyer komunitetet në kujdestarë aktivë të natyrës dhe biodiversitetit.
🌍 Fushata shërben si kujtesë se mbrojtja e natyrës fillon nga një hap i vogël – nga një dorë që pastron, nga një zemër që kujdeset.