Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, prezantuan projektin, duke bashkëpunuar me qytetarë , biznese lokale dhe operatorë turistikë për të ndarë ide dhe për të diskutuar angazhimin tonë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të integruar.
Në Gurin e qytetit të Përmetit, , simbol i historisë dhe kulturës , do të krijohet një stacion informimi për vizitorët
Ky stacionion informimi do të ofrojë të gjitha informacionet e nevojshme për florën , faunën dhe aktivitetet e parkut , duke edukuar dhe orientuar vizitorët për t’i ndihmuar të shijojnë natyrën dhe të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së saj .
Gjithashtu, ky stacion do të ofrojë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve turistike , do të krijojë vende pune dhe do të mbështesë bizneset lokale .
Besojmë se ky projekt do të sjellë një epokë të re për Përmetin, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për turistët dhe duke nxitur një kulturë të përgjegjshme ndaj natyrës .
Bashkë, do të ruajmë bukuritë natyrore të Lumit Vjosa dhe do të forcojmë zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit tonë, për një të ardhme më të mirë .