Në moderimin e mësueses të përkushtuar, znj. Kozeta Jashari patëm mundësinë të dëgjojmë fjalime të rëndësishme 🎤 ku u theksua roli i çlirimit dhe kujtimin e sakrificave që kontribuan për lirinë e vendit
Kryetarja e Bashkisë Znj. Alma Hoxha, në fjalën e saj, foli për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kombëtare, ndërsa Prof. Asc. Dr. Shyqyri Hysi, një nga ekspertët me kontribut të njohur të historisë shqiptare ndau analiza të vlefshme mbi ngjarjet që shënuan çlirimin dhe ndikimin e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri📚
Historiani z. Kastriot Bezati 🧑‍🏫 dhe z. Tomor Kotorri 🦸‍♂️ na rikujtuan sakrificat e mëdha të atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit
Përshëndeti konferencën dhe Kryetarja e Komitetit të Veteranëve dhe Pasardhësve znj. Adelina Stefani.
Ky moment shënoi një reflektim të thellë mbi të kaluarën 🔙 duke ruajtur vlerat dhe trashëgiminë që na janë lënë, si një pasuri që duhet të kujdesemi dhe të kultivojmë 🌱