Garues nga Shqipëria dhe vende të tjera morën pjesë në këtë aktivitet përgjatë lumit të Vjosës, duke përjetuar bukurinë dhe qetësinë e natyrës që e shoqëron këtë rrjedhë unike.
Rrugëtimi i tyre kalon në disa prej peizazheve më të bukura të zonës sonë, ku lumi, mali dhe fshatrat përgjatë Vjosës krijojnë një panoramë të rrallë. 
Ky aktivitet sportiv vjen si një mënyrë për të promovuar potencialin turistik të Vjosës dhe për të afruar gjithnjë e më shumë vizitorë që duan ta njohin nga afër këtë pasuri natyrore të vendit tonë.



