Sot, në Ditën Botërore të Maleve ne nderojmë jo vetëm bukurinë e tyre, por edhe ata që i sfidojnë dhe i mbrojnë.🎒⛰️
Sjellim në vëmendje Grupin e Alpinistëve të Rinj Përmetarë të drejtuar nga trajneri Pëllumb Muke. Ky sport kërkon durim, sakrifica dhe teknikë, duke ndihmuar në edukimin e të rinjve për respektin ndaj natyrës dhe vlerave të saj🌿💪
Nga majat e Valbonës, Thethit, Bogës dhe Grykës së Kazanit, deri te ngjitjet në Shar të Prizrenit, ky grup ka përfaqësuar me dinjitet Përmetin në kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare. 🏔️🏅
Le të mbështesim këta të rinj dhe traditën e bukur të alpinizmit që na lidh me natyrën dhe pasuritë e saj. 🌟
Malet na japin forcë, le t’i duam dhe t’i mbrojmë!