Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile organizuan një aktivitet trajnimi për nxënësit e shkollës “Meleq Gosnishti”
, i cili kishte si qëllim edukimin e të rinjve mbi mënyrën se si të reagojnë dhe të veprojnë në raste emergjente! 

Në kuadër të këtij trajnimi, nxënësit morën pjesë në ushtrime simuluese për emergjencat civile, duke u përgatitur për situata të mundshme zjarri në shkollë! 

Për një shoqëri më të sigurt dhe të gatshme për emergjenca! 







