📍Sot, në njësinë administrative Petran, kryetarja e bashkisë znj. Alma Hoxha dhe anëtarët e këshillit bashkiak zhvilluan një takim të hapur me banorët e zonës.
💬 Banorët ndanë shqetësimet dhe idetë e tyre për zhvillimin e fshatrave, ndërsa u prezantuan prioritetet e paketës fiskale dhe buxhetit për vitin 2026, si dhe orientimet e PBA 2026-2028.
🤝 Çdo sugjerim i marrë nga ky konsultim është një hap i rëndësishëm për ta kthyer zërin e komunitetit në projekte dhe investime konkrete për Petranin dhe gjithë Bashkinë Përmet.