📌Data 1 Tetor është vendosur si 🫶Dita Botërore e të Moshuarve me qëllim 🗣️sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për vëmendjen dhe kujdesin që duhet treguar për 💎thesarët e familjes dhe shoqërisë.
👴👵Sot, në nder të brezit që ka ndërtuar themelet e shoqërisë sonë, Bashkia Përmet organizoi një aktivitet të ngrohtë 📍në të dy ambientet ditore për të moshuarit.
❤️Frekuentuesit e përditshëm të ambienteve ishin të pranishëm në një atmosferë miqësore ku u shërbyen me dashuri disa gatime të përgatitura nga vajza dhe zonja punonjëse të bashkisë.
🤗Kjo ditë është një kujtesë e rëndësishme e vlerësimit që kemi dhe do të kemi çdo ditë për moshën e tretë , për kontributin, përvojën dhe mençurinë që ata sjellin në jetën e përditshme të komunitetit tonë.
💐 Gëzuar Ditën Botërore të të Moshuarve!
Ju jeni dhe do të mbeteni një pasuri e pazëvendësueshme për të gjithë ne.😍