🎭 Fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Përmet sollën sot në skenë shfaqjen teatrale “Shoku im i ri” në Kinemanë “13 Shtatori”.
Me emocione, humor dhe mesazhe të bukura për miqësinë dhe shkollën, të vegjlit tanë dhuruan duartrokitje dhe buzëqeshje tek të pranishmit. 🌸
Faleminderit prindërve, mësuesve dhe të gjithë të pranishmëve që mbushën sallën me dashurinë e tyre për fëmijët. ❤️
📸 Disa momente nga kjo ditë e veçantë për kulturën dhe fëmijët e Përmetit.