Rruga e fshatit Qilarisht është drejt përfundimit dhe tashmë është shtruar me asfalt 🛣️.
Ky është një investim i rëndësishëm i Bashkisë Përmet, që sjell ndryshim të dukshëm në përditshmërinë e banorëve të Qilarishtit.
Nga një rrugë e vështirë për t’u përshkuar, sot kemi një aks të rregullt që mundëson lëvizje më të lehtë, lidhje më të mira me zonat përreth dhe siguri më të madhe për të gjithë. ✅