✅Ditën e sotme, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak u zhvillua një takim konsultues me përfaqësues të hoteleve, bujtinave dhe guesthouse-ve të zonës, në kuadër të diskutimeve për taksën e fjetjes në struktura akomoduese.

📌Qëllimi i këtij takimi ishte të dëgjonim mendimet, shqetësimet dhe sugjerimet e operatorëve turistikë, si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një pakete fiskale të drejtë, të zbatueshme dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në Përmet.
🤝Bashkia vlerëson sugjerimet dhe gatishmërinë për bashkëpunim të gjithë pjesëmarrësve dhe shpreh angazhimin për të vijuar këto takime konsultuese në javët në vijim, si pjesë e procesit të hartimit të Paketës Fiskale 2026.
🗣️Transparenca, pjesëmarrja dhe dialogu me komunitetin janë thelbësore për të ndërtuar politika që reflektojnë nevojat reale të qytetarëve dhe biznesit lokal.