Sot u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku u diskutuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për qytetarët dhe zhvillimin e Bashkisë sonë.

Rendi i ditës përfshinte:

P/V: Për miratimin e raportit të monitorimit të buxhetit dhe vlerësimin financiar për periudhën janar–gusht 2025

P/V: Për disa ndryshime në VKB nr. 107, datë 18.12.2024 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Përmet viti 2025”

P/V: Për mbledhjen e detyrimeve tatimore vjetore dhe atyre të prapambetura me agjentin tatimor Shoqërinë e Ujësjellës-Kanalizimeve Gjirokastër

P/V: Për miratimin e Fondit për Emergjencat Civile

P/V: Për një ndryshim në VKM nr. 398, datë 13.05.2016, të ndryshuar me VKM nr. 467, datë 31.07.2025, për tarifat e përdorimit të kullotave dhe livadheve

P/V: Për miratimin e Strategjisë së Planit të Veprimit të Turizmit 2025-2030, Bashkia Përmet

P/V: Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Përmet dhe Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë për pagesën e kuotës së anëtarësisë dhe autorizimin e Kryetarit të Bashkisë për nënshkrimin e saj

P/V: Për miratimin e fondit të kushtëzuar për bllok ndihmës ekonomike, deri në 6%

P/V: Për miratimin e Ndihmës Ekonomike për familjet në nevojë për muajin Shtator 2025

P/V: Për miratimin e përdorimit të fondit rezervë për dhënie ndihme financiare

P/V: Për dhënie financiare nxënësve me arritje të shkëlqyera në shkollat publike

P/V: Për financimin e projekteve me objektiva në mbështetje të të rinjve sipas buxhetit 2025 të Bashkisë Përmet, përmes metodologjisë LOD