🎉Festohet sot dita e Teqesë së Frashërit🕌, një monument me vlera kulturore dhe historike.
🖇️Emri i mirë i saj nuk lidhet vetëm me Bektashizmin por mbi të gjitha për përpjekjet dhe kontributin e saj për gjuhën e shkollën shqipe.📜🏫🖋📖 📝 Teqeja e Frashërit përbën fillesat e arsimit shqip në rrethin e Përmetit. 📚
Teqeja 🕌 u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit. Në 1908 u hap në këtë teqe shkolla e parë shqipe nga baba Alushi.
📃Mori statusin monument kulture🕌 në vitin 1973.
🕌 Ky monument përveçse ka vlera shpirtërore 🙏për besimtarët bektashianë 👫, shihet edhe si një objekt me vlera të rralla kulturore dhe historike për vizitorët vendas dhe të huaj. 👫
🙏Gëzuar gjithë besimtarëve bektashianë të Përmetit e më gjerë, me këto pamje nga vendi i shenjtë 🕌 ku u mëkua dashuria për zotin💚, ku u mësua gjuha shqipe🔤, ku u edukuan rilindasit📖 dhe ku iu 🖋️këndua natyrës e atdheut.