Vasil Çepani, me origjinë nga Këlcyra, që prej 35 vitesh jeton në Greqi, viziton Përmetin dhe sjell lumturi për fëmijët me aftësi ndryshe.
Këtë vit, ai dhe familja e tij Arteni Çepani, djali Antonio Çepani, Arteni Çepani dhe vajza e tij Krisula dhuruan mjete të ndryshme që do të ndihmojnë në terapinë e fëmijëve, si dhe shumë lapsa, stilolapsa, pastelinë, fletore dhe çanta për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ky veprim i tyre është një shembull i bukur se kujdesi dhe dashuria për fëmijët nuk kanë kufij, dhe se çdo dhuratë, qoftë edhe e vogël, mund të sjellë buzëqeshje dhe shpresë.
Faleminderit Vasil dhe familjes së tij për këtë gjest të jashtëzakonshëm humanizmi dhe përzemërsie! ❤️