Isha sot në Njësinë Administrative Piskovë, ku zhvilluam një takim me kryepleqtë, strukturat e emergjencave civile, duke përfshirë Policinë
, AKZM dhe zjarrfikëset
.
Diskutuam për përdorimin me kriter të ujit të pijshëm
, për kujdesin dhe parandalimin e zjarreve
, si dhe për ruajtjen dhe menaxhimin e hapësirave publike
.
Uji është burim i çmuar që duhet përdorur me përgjegjësi dhe maturi. Zjarret, nga ana tjetër, janë një rrezik që kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim për parandalim. Hapësirat publike janë pasuri që duhet të ruajmë dhe mbrojmë së bashku.
Në këtë sezon
, por edhe gjatë gjithë vitit
, bashkëpunimi në terren dhe masat e kujdesshme janë çelësi për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit tonë.


