Nga sot, Përmeti ka një mundësi të re për të mbrojtur natyrën 🌿koshat për plastikën janë shpërndarë në disa pika kyçe të qytetit.
✅ Hapi i parë u hodh. Tani është në dorën tonë 🤲 të kujdesemi, të ndajmë në burim dhe të riciklojmë çdo ditë.
📍 Gjeje koshin më të afërt dhe bëje zakon:
hedhja e duhur është një akt kujdesi ❤️ për Përmetin, për fëmijët tanë 👧👦, për lumin dhe për natyrën.
🙏 Me mbështetjen e GIZ dhe angazhimin tonë të përbashkët, qyteti po ecën drejt një mjedisi më të pastër dhe më të bukur për të gjithë 🌎.
Ka filluar puna për ndërtimin e Qendrës Burimore për Riciklimin, ku mbetjet plastike që grumbullohen në qytet përpunohen dhe riciklohen në vend, pa u shpërdoruar.
📌 Koshat ndodhen në:
📌 Sheshi i qytetit (pranë vendparkimit të biçikletave 🚲)
📌 Lulishtja e qytetit 🌳
📌 Pedonalja 🚶‍♀️
📌 Pranë ish-Mapos 🏢
📌 Pranë Gjimnazit “Sami Frashëri” 🏫
📌 Pranë Shkollës “Nonda Bulka” 👨‍🏫