
Zhvillova një takim me GVV Pro Përmetin dhe përfaqësues të ADZM, pas lajmit të mirë që Pro Përmeti është një nga fituesit e fondit “Akademia nga Ferma në Tryezë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural.
Projekti që do të zbatohet në Përmet titullohet “Rijetëzimi mjedisor i fushës së Baçkovës” dhe synon të sjellë ndërhyrje konkrete për mbrojtjen dhe gjallërimin e natyrës në zona të ndjeshme.

Në këtë kuadër, diskutuam për zonën e Braçkovës, e cila u dëmtua rëndë nga zjarret e fundit, duke përfshirë rreth 15 hektarë pyje me pisha dhe shkurre. Një zonë me vlera natyrore, e cila kërkon kujdes të menjëhershëm dhe ndërhyrje të qëndrueshme mjedisore.

Së bashku me ADZM do të vlerësojmë pjesët më të dëmtuara të zonës dhe do të përcaktojmë se cilat sipërfaqe do të përfshihen në procesin e rivitalizimit, duke u mbështetur në objektivat e projektit dhe në kriteret e zonave të mbrojtura.

Hapi i parë është bërë. Tani na takon të ecim me përkushtim, të bashkërendojmë veprimet dhe të mos harrojmë asnjëherë, natyrën duhet ta ruajmë dhe ta gjelbërojmë jo ta djegim