Sot zhvillova një takim pune me znj. Eduina Guga, Drejtoreshën e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”.
Në qendër të diskutimit ishte bashkëpunimi ndërinstitucional për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut, një pasuri natyrore me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, që mbart potencial të madh për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Përmet. 📍🏞️
Parku “Lumi i Vjosës” është një nga asetet më të çmuara që kemi dhe mbrojtja e tij është një përgjegjësi e përbashkët. ♻️🇦🇱