
Ditën e sotme, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak është mbajtur dëgjesa publike për Draft- Planin Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore 2025– 2028 të Bashkisë Përmet.

Ky plan synon fuqizimin e grave dhe përparimin drejt barazisë gjinore, duke përcaktuar masa dhe veprime konkrete për të arritur objektivat e synuara.
Hartimi dhe zbatimi i këtij plani është një detyrim në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030, si dhe në zbatim të Kartës Evropiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga institucione të ndryshme vendore, OJF dhe grupe të ndryshme interesi në komunitet të cilët ndanë sugjerime dhe komente të vlefshme për një planifikim sa më objektiv.


Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBGJ) 2025- 2028 u përgatit nga Bashkia Përmet, si mjeti kryesor i zbatimit të angazhimeve publike për barazinë gjinore dhe i cili ka për qëllim zbatimin dhe promovimin e të drejtës së barazisë.

Për ndërveprim dhe gjithëpërfshirje, drafti do të jetë i publikuar në faqen zyrtare të bashkisë edhe për ditët në vazhdim , linku:
