Prej ditësh jemi duke u përballur me situata të përsëritura zjarresh në territorin e bashkisë sonë. 🔥🌲 Në vijim të kësaj situate, kam zhvilluar një sërë takimesh me të gjitha strukturat përgjegjëse: zjarrfikësit 🚒, punonjësit e shërbimit pyjor 🌳 dhe të emergjencave civile 🚨
🧯 Këto ditë, në kuadër të sistemit të Mbrojtjes Civile, po forcojmë koordinimin me të gjitha strukturat lokale dhe qendrore, për të garantuar gatishmëri të plotë, reagim të organizuar dhe mbështetje aty ku është më e nevojshme. 🤝
Bashkia Përmet po bën çdo gjë për t’u përballur me këtë situatë, por kjo është një betejë që e fitojmë vetëm nëse jemi të gjithë të bashkuar dhe të kujdesshëm. 💪