Mbrëmja e djeshme solli frymë suedeze në Përmet.
📌Në kuadër të aktivitetit “Suedia në Turne”, Ambasada e Suedisë 🇸🇪 në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile , sollën një mbrëmje të mbushur me kulturë , informacion , lojra dhe bashkëbisedime të hapura me qytetarët.
📍Në vizitën e tij ambasadori Z.Niklas Ström diskutoi mbi bashkëpunimet 🇸🇪🤝🇦🇱 dhe mbështetjen që Ambasada Suedeze jep në vendin tonë. Ai u njoh me kontributin, mbështetjen dhe aktivitetet që janë realizur në bashkinë tonë falë shtetit suedez.
🖇️Stenda plot informacione 📑 , frymë suedeze në muzikë🎶,gastronomi🥨 , lojra🤹‍♀️,atmosferë miqësore dhe diskutime mbi mundësitë për bashkëpunim ishin pjesë e gjithë mbrëmjes.
🙏Faleminderit Ambasadës Suedeze dhe gjithë pjesëmarrësve për gjithë mbështetjen dhe për këtë mbrëmje të veçantë 🎉për të gjithë qytetarët.