Aktiviteti i Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura “Turizëm, përmes Tingujve”, pati ndalesën e rradhës në qytetin e Përmetit.
Orkestra Frymore pati mundësinë të prezantojë për herë të parë, në këtë aktivitet, formacionin e folkut, përveç formacionit të madh simfonik.
Ky ansambël shoqëroi me shumë profesionalizëm këngëtaren Blerina Braka, e cila është pjesë e Orkestrës Frymore te Forcave të Armatosura.
Mbrëmja muzikore filloi me një parakalim dinjitoz të Orkestrës Frymore dhe më pas me një Koncert të larmishëm me pjesë të përzgjedhura enkas për këtë event.
Kulminacioni i aktivitetit ishte formacioni folklorik, i cili prezantoi përveç sopranos Blerina Braka edhe klarinetisti virtuoz Drini Maledhi duke mbyllur mbrëmjen muzikore me kolazhin Arbëresh.
Faleminderit për pjesëmarrjen në Përmet dhe suksese orkestrës së talentuar duke ju mirëpritur gjithmonë në qytetin tonë.