Sot mirëpritëm në Përmet një grup të rinjsh plot energji nga Këshilli Rinor i Librazhdit 🌟, të cilët vizituan qytetin tonë dhe zhvilluan një takim me të rinjtë e Këshillit Rinor të Përmetit.
Pata kënaqësinë t’i bashkohesha takimit të tyre në ambientet e Qendrës Rinore 🏡, ku ndamë ide 💡, dëgjuam njëri-tjetrin 👂🌍, folëm për sfidat 💭 dhe hodhëm hapa të vegjël drejt ndërtimit të një rrjeti më të fortë rinor në jug e në lindje të vendit 🌐🇦🇱.
Këto janë takimet që i japin kuptim punës sonë 🤲, kur shohim të rinjtë që bashkëpunojnë, 🌈 dhe ndërtojnë ura mes qyteteve 🇦🇱
Faleminderit Keshillit Rinorë të Librazhdit dhe SOEK-In ‘Qendra Rinore Librazhd’për këtë vizitë të bukur 🙌.
Përmeti do të jetë gjithmonë një derë e hapur 🚪 për çdo të ri që kërkon të mësojë 📚, të ndajë përvoja dhe të sjellë ide të reja për komunitetin tonë 🤝