Më 31 maj, në kampionatin kombëtar të ngjitjes në murin alpin në Durrës, ekipi ynë, nën drejtimin e trajnerit Pëllumb Muke, tregoi edhe një herë se guximi dhe përkushtimi shpërblehen! 🙌
🎖️ Vajzat tona, Evelina Jorgollari dhe Selma Toti, jo vetëm që fituan medalje, por siguruan edhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në garën ballkanike që do të zhvillohet në shtator! 🇦🇱👏
Urime vajzave dhe trajnerit për këtë arritje të jashtëzakonshme! 💪
Gjithmonë krenarë që emri i Përmetit ngjitet lart, në sportin e guximit dhe vendosmërisë, alpinizmin sportiv! 🧗‍♀️