Sot, në Qendrën Multifunksionale, zhvilluam takimin me qytetarë, sportdashës dhe përfaqësues lokalë, për të nisur rrugëtimin e një strukture të re për futbollin në Përmet.
🔹 Në praninë e Kryetares së Bashkisë, znj. Alma Hoxha, u diskutuan hapat konkretë për themelimin e shoqatës dhe u propozuan anëtarët e parë të Asamblesë Themeluese.
Ky është vetëm fillimi i një organizimi që synon ta ngrejë sportin përmetar në një nivel të ri me më shumë përfshirje dhe më shumë vizion.
🤝Jemi duke punuar për rikonstruksionin e pjesshëm të stadiumit në bashkëpunim me FSHF një hap i rëndësishëm që ecën paralel me krijimin e kësaj strukture të re dhe forcon infrastrukturën e sportit në qytet.
🤝 Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për idetë dhe angazhimin!