Në kuadër të organizimeve të aktiviteteve për #JavaEvropës2025, 19-31 Maj, Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet organizoi aktivitetin e quajtur loja Jeopardy .
Quiz show televiziv i njohur , erdhi i përshtatur për fëmijët me pyetje rreth Bashkimit Evropian.
Të ndarë në dy grupe, grupi “Negociatat” arriti të merrte më shumë pikë kundrejt grupit “Antarësimi”.
Më tepër se një konkurs me fëmijë aktiv dhe tepër të përgatitur nga dy shkollat e qytetit, ky aktivitet ishte një lojë e cila kishte si qëllim informimin përmes argëtimit.
Në aktivitet kishim kënaqësinë të kishim pjesëmarrëse znj. Christina Wredberg drejtuese e projektit EU4GoodGovernence si dhe znj. Marsela Maci drejtore pranë AMVV për Projektet dhe Integrimin Evropian.
Falenderues jo vetëm për prezencën e tyre sot në Përmet por edhe për mbështetjen e ofruar në organizimin e aktivitetit.
Nesër , ora 11:00 takohemi në sheshin e qytetit në aktivitetin “A space to BE” për të përcjellë vlerat e përbashkëta kulturore në diversitetin kulturor që aspirojmë të jemi pjesë.