Ditën e shtunë , në ambjentet e Qendrës Multifunksionale “ Odhise Paskali” u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve nga Fondacioni “Niko Gjika”, në nder të kontributit të jashtëzakonshëm të mësuesve dhe nxënësve që përcjellin vlera , krenari dhe promovojnë kulturën, arsimin dhe zhvillimin shoqëror në rrethin tonë.
Pas vlerësimit të komisionit , bordi i fondacionit pati nderin të jap çmimet për fituesit e Edicionit të 9-të viti 2025.
Fituesit e këtij viti u përzgjodhën për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm, integritetin profesional dhe ndikimin pozitiv në komunitet.
Ata janë shembuj frymëzues për brezat e ardhshëm dhe pasqyrojnë me dinjitet vlerat që Fondacioni “Niko Gjika” përfaqëson.
Një falënderim i veçantë për Fondacionin “Niko Gjika” që mbështet dhe vlerëson persona me kontribut në fushën e arsimit dhe të gjithë nxënësit dhe mësusesit që na bëjnë krenar me arritjet e tyre.