Sot urojmë e nderojmë të gjitha gratë, nënat, motrat, bashkëshortet, miket dhe koleget , që me forcën, dhembshurinë dhe dashurinë e tyre, e bëjnë botën një vend më të bukur.
Gëzuar ju, nënat dhe gratë përmetare, që gjithmonë keni qenë shtylla të familjes dhe të komunitetit.
Ju që, jo vetëm rritët dhe edukuat brezat, por gjithashtu qëndroni në ballë të çdo nisme për vendlindjen, ashtu siç e dëshmoni me kontributin tuaj të përditshëm duke i dhënë jetë një ëndrre të bukur për të ardhmen e qytetit.
Një karafil në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për këto gra që me punë, sakrificë dhe përkushtim japin kontributin e tyre çdo ditë në zhvillimin e qytetit tonë.
Le të jetë kjo një ditë kujtese për vlerën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çdo aspekt të jetës.