
Gjashtë muaj më parë, 7 fituesit e thirrjes për sub-grante të projektit të financuar nga BE me titull “Key People, Key Knowledge”, nënshkruan kontratat e tyre dhe nisën rrugëtimin për të sjellë ndryshime domethënëse në biznesin e tyre dhe komunitetin e Përmetit.

Sot, të gjithë u mblodhën në një event përmbyllës për të prezantuar rezultatet e arritura, për të ndarë përvojat e tyre dhe për të diskutuar sfidat e hasura gjatë këtij procesi.

Një moment i rëndësishëm reflektimi dhe mësimi për bizneset por edhe për Bashkinë për të përmirësuar më tej iniciativat e ardhshme.

Kjo përvojë ka treguar edhe një herë se investimi në njohuri dhe njerëzit e duhur sjell rezultate të qëndrueshme dhe ndikim të vërtetë.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe mezi presim të shohim frytet e mëtejshme të punës së tyre!
