Prej rreth një muaji po punohet për zgjerimin e rrugëve kryesore të fshatit, duke lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe përmirësuar kushtet për banorët.
Krahas zgjerimit të shtratit rrugor dhe sistemimit të skarpatave, në fushën e Çarshovës janë pastruar edhe kanalet kulluese, duke përmirësuar vaditjen dhe mbrojtjen e tokave bujqësore.
Me çdo ndërhyrje, po krijojmë kushte më të mira për komunitetin dhe zhvillimin e zonës!