U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP) të Bashkisë Përmet, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe komunitetit për të adresuar çështjet kryesore të sigurisë publike.

Vendimet kryesore të marra:

U zgjodh Sekretariati Teknik, që do të koordinojë punën e KVSP

U identifikuan sfidat kryesore të sigurisë, si:

Parandalimi i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike

Lufta kundër dhunës në familje

Përmirësimi i sigurisë ushqimore

Masa për rritjen e sigurisë në shkolla