Dje, në Qendrën Multifunksionale, u mblodhën shumë fëmijë e të rinj nga shkollat e qytetit për të festuar përmes artit figurativ dhe poezisë.
Ata sollën pikturat e tyre
, ndërsa u lexuan dhe interpretuan poezi nga poetë të nderuar shqiptarë dhe përmetarë, Fishta, Migjeni, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Lasgush Poradeci, Bardhyl Londo, Lumo Kolleshi, Sinan Vaka e shumë poetë të tjerë
.
Aktiviteti u shoqërua nga tingujt e muzikës klasike
dhe u kënduan këngë të bazuara në poezi të njohura, si “Po kur të jesh mërzitur shumë” e Dritëro Agollit, si edhe kënga e nënës, e gjyshes, e Shqipërisë dhe këngë të tjera të dashura për publikun
.
Pjesëmarrësit, adhurues të poezisë, artit figurativ dhe muzikës, e gjallëruan këtë ditë të bukur, në kuadër të TETORIT, muajit të letërsisë.
#DitaEAritDhePoezisë #Kreativitet #Art #Letërsi #BashkiaPërmet



