Sot u zhvillua takimi përmbyllës i projektit “Key People, Key Knowledge”, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Bashkia Përmet në bashkëpunim me Forumin e Pavarur të Gruas Shqiptare.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni Evropian në Shqipëri, znj. Ritva Heikkinen, Shefe e Bashkëpunimit, dhe znj. Carla Folgoa, përfaqësuese e Delegacionit Evropian që merret me çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Përmes këtij projekti u realizuan investime të vogla në vlerë, por me ndikim të madh në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të qytetarëve tanë.

U prezantuan rezultatet dhe u vizituan disa nga investimet e përfunduara, si salla e ping-pongut , qendra rinore , dhe bizneset lokale përfituese nga skema e granteve .

Faleminderit të gjithë partnerëve dhe pjesëmarrësve që kontribuuan në suksesin e këtij projekti me vlera të qëndrueshme për komunitetin tonë!

#BashkiaPêrmet

#KeyPeopleKeyKnowledge

#EuropeanUnion

#EUProjects

#YouthEmpowerment