Në këtë ditë kaq të rëndësishme për kulturën dhe identitetin tonë, QKF, në bashkëpunim me nxënësit e klasave të 5-ta, organizoi një konkurs të veçantë! 📚✨
Nxënësit u sfiduan me pyetje rreth personaliteteve të njohura në fushën e gjuhësisë, datave historike dhe njohurive gjuhësore. Të dyja skuadrat shpalosën njohuritë e tyre me shumë entuziazëm, duke përfunduar konkursin në barazim! 👏🎉
Aktivitete të tilla na kujtojnë sa e rëndësishme është të ruajmë dhe të promovojmë gjuhën tonë amtare ❤️🖋️