NË DITËN BOTËRORE TË AUTIZMIT!

Qendra Komunitare për fëmijët me nevoja të veçanta në bashkëpunim me QKF Përmet, në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit #2Prill, organizuan një aktivitet artistik, duke përcjellë tek fëmijët dhe pjesëmarrësit mesazhe plot dashuri. Autizmi nuk është sëmundje. Detyra jonë është të dëgjojmë dhe zbukurojmë botën e atyre që jetojnë me autizmin. Më shumë dashuri,…

PËRZGJEDHJA E GRUPEVE PËRFAQËSUESE NË FESTIVALIN FOLKLORIK KOMBËTAR TË GJIROKASTRËS 2023!

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është një event i veçantë që këtë vit rikthehet pas disa vitesh mungesë, duke ngjitur në skenë motive të folklorik dhe etnografisë jo vetëm nga #Gjirokastra por nga të gjitha trevat shqiptare. Për pjesëmarrjen në eventin që do të zhvillohet në muajin Qershor, ditën e djeshme në ambientet e kinema…

6 PRILL -DITA NDËRKOMBËTARE E SPORTIT PËR ZHVILLIM DHE PAQE! ⚽️🕊️

Kjo datë shërben për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik, si gjuhë universale dhe mjet për edukimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor. Në kuadër të kësaj dite, instruktori alpinizmit pranë Bashkisë Përmet, organizoi me fëmijët shëtitje në natyrë pranë atraksioneve turistike të Përmetit si dhe morrën…

HAPJA E PROJEKTIT “KEY PEOPLE-KEY KNOWLEDGE”

Bashkia Përmet në bashkëpunim me organizatën Forumi Pavarur i Gruas Shqiptare, në kuadër të programit për zhvillim socio-ekonomik të financuar ngaBE, ka nisur zbatimin e projektit me titull “Key people- Key knowledge”. Ky projekt synon të krijojë mundësi të reja pune/biznesi për gratë dhe të rinjtë e Përmetit si dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin…

GJELBËRIMI QYTETIT!

Puna e përditshme e Brigadës së Gjelbërimit ka në fokus mirëmbajtjen dhe shtimin e hapësirave të gjelbra. Jemi në pranverë dhe pas punëve intesive si krasitja dhe mbjellja sezonale, punëtorët duarartë po kujdesen edhe për dekorimin e pemëve, lulet shumëngjyrëshe dhe shtimin e tyre me qëllim që pamja piktoreske mos ti mungojë qytetit tonë sidomos…

SHKËLQEJNË SPORTISTËT E VEGJËL!

Ekipet sportive tashmë të krijuara në të gjitha shkollat e qytetit, zhvilluan ndeshje në rang qarku. Sot jemi krenar më shumë se kurrë pasi finalizuan me fitore kampionatin e zhvilluar me ekipet sportive të Gjirokastrës. Pas fitoreve në qytetet e tjera të Qarkut, u zhvillua finalja midis ekipeve të basketbollit të shkollave: Vajzat e shkollës…

DITA E TOKËS

Prill- Dita e Tokës, na frymëzon për ta dashur planetin duke i dhënë më shumë gjelbërim e më pak ndotje. Në këtë ditë Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Njësinë e Integrimit Evropian realizuan takim informues për të promovuar një mënyrë jetese miqësore ndaj mjedisit. Një aksion pastrimi në brigjet e lumit Vjosa -Park…

TAKIM ME PËRFAQËSUES TË BANKËS BOTËRORE!

Ditën e sotme, Kryetarja e Bashkisë Znj.Alma Hoxha, mirëpriti në një takim Drejtorin e Zyrës Qëndrore të Bankës Botërore për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turistik Z.Tuo Shi së bashku me ekipin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në këtë takim u diskutua rreth impaktit pozitiv për investimet e kryera nga Banka Botërore dhe FSHZH duke…