Gëzuar 29 Nëntorin-Gëzuar Ditën e Çlirimit!
Lavdi përjetë dëshmorëve të atdheut të cilët dhanë jetën për të qenë sot të lirë dhe të pavarur.
FAQJA ZYRTARE E BASHKISË PËRMET
Lavdi përjetë dëshmorëve të atdheut të cilët dhanë jetën për të qenë sot të lirë dhe të pavarur.
Kantieri i punimeve disa mujore tashmë ka përfunduar me sukses punimet për realizimin e urës në fshatin Kaludh. Problemi i komunikimit ndërmjet fshatrave mori zgjidhje të përhershme dhe sigurisht i lë vend zhvillimit të zonës. Ky investim ishte ndër më të rëndësishmit, i kërkuar nga banorët prej shumë kohësh dhe i bërë realitet falë mbështetjes…
Dita Botërore e Aftësisë së Kufizuar bëri së bashku fëmijët e Qendrës Komunitare për fëmijët me aftësi ndryshe , fëmijët e QKF Përmet, prindër dhe mësues. Në këtë ditë u bashkuan të githë për të dhuruar sa më shumë dashuri dhe një ditë ndryshe për miqtë specialë. Mes recitimeve, muzikës dhe ekspozitës së fëmijëve të…
Me gëzim dhe entuziazëm ndezëm dritat e pemës së qytetit, simbolin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Fëmijët nisën festën duke shpërndarë atmosferë dhe magjinë e kësaj nate të gëzueshme për të gjithë. Plot aktivitete dhe surpriza na presin ditët në vazhdim. Festa të gëzuara dhe plot harmoni në çdo familje përmetare.
Prej disa muajve ka vijuar puna për hartimin e Planit të Kujdesit Social për periudhen 2024-2028 ku takime të vazhdueshme janë zhvilluar me pjesëmarrjen e të gjithë sektorëve në bashki , me mbështetjen e institucioneve që operojnë në Përmet si dhe me asistencën e konsulentes së UNDP-së znj. Marsela Dauti. Pas këtyre konsultimeve, në takimin…
Projekti i Bashkive me Shfrytëzim Inteligjent të Energjisë u finalizua ditën e sotme, me inagurimin në një prej rrugëve të ndriçuara në kuadër të këtij projekti. Pjesë e kësaj dite të rëndësishme ishte dhe pjesëmarrja e Zv/ Ambasadorit Zvicerian Z.Philipp Arnold dhe grupit përfaqësues të projektit SEMP në disa takimi të zhvilluara në kuadër të…
Në 17 Dhjetor 2008 ekosistemi natyror “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” shpallet Park Kombetar. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh, i cilësuar si mushkëria natyrore e jugut të Shqipërisë, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit, si në dimër i mbuluar nga…
Festat e fundvitit dhe atmosfera e gëzueshme, kanë trokitur në Kopshtet ,Çerdhen e qytetit dhe Qendrën Komunitare. Atmosferës festive me ritme, u munduam ti shtonim dhe disa emocione të bukura duke ju bashkuar festës së tyre dhe shpërndarë dhurata për të gjithë vogëlushët. Sytë plot dashuri dhe buzëqeshja juaj na shoqëroftë çdo ditë të vitit.…
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Përmet për muajin Dhjetor, ishte ndër mbledhjet më të rëndësishme pasi ndër Projekt/Vendimet e miratuara ishte dhe dokumenti më i rëndësishëm Buxheti i vitit 2024.�Pas konsultimesh me grupe interesi, komunitet dhe banorë në Njësitë Administrative u votua unanimisht Buxheti 2024 për Bashkinë Përmet.�Ky buxhet: Është përafërsisht sa buxheti fillestar i vitit…
Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe ditëve të fundit të vitit 2023, një ditë e veçantë ju kushtohet nxënësve model në mësime, krenarisë së familjes, shkollës dhe qytetit. Këta fëmijë i japin më shumë shkëlqim qytetit me rezultatet e tyre. Urimet më të mira këto festa, suksese dhe mirënjohje edhe për stafin e mësuesve në përgatitjen…