5 MAJ-DITA E DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

Kujtojmë dhe nderojmë sot guximtarët e rënë në altarin e lirisë, dëshmorët e kombit. Mirënjohje të përjetshme heronjve dhe atdhetarëve që dhanë jetën për Shqipërinë e lirë, njerëzve të veprave të mëdha që mbetën të “pavdekshëm” në kujtesën dhe historinë e vendit tonë. Lavdi Dëshmorëve të Atdheut! #5Maj #DitaeDëshmorëve #BashkiaPërmet

TAKIM PËR INFRASTRUKTURËN E MARKETINGUT TË PËRMETIT DESTINACION TURISTIK!

Projekti për “Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik” i financuar nga #BankaBotërore dhe zbatuar nga #FondiShqiptariZhvillimit, synon përmirësimin e infrastrukturës urbane, nxitjen e turizmit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të mbështetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale në Përmet. Një element i rëndësishëm i këtij projekti ka qënë marketingu, i cili ka mundësuar krijimin…

AMBIENTEVE SPORTIVE NË PËRMET I SHTOHET PALESTRA NË NATYRË!

Bashkia Përmet nëpërmjet programit RELOAD, ka mbështetur prej vitesh me financim projekt propozime të Organizatave të Shoqërisë Civile që veprojnë në Përmet. Një prej tyre është dhe shoqata “Mjedis, Ujëra, Pyje” e cila aktualisht po zbaton projektin “Të afrojmë të rinjtë drejt jetës së shëndetshme”. Me financim të Bashkisë Përmet, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit,…

TAKIME INFORMUESE PËR BE-në ME BE-në!

Jemi ende në javën kushtuar Evropës. Për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë e qytetit që se dinë ende se sa pranë tyre është BE-ja, Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet, organizoi takime informuese me qëllim njohjen e projekteve të financuara me fonde të Bashkimit Evropian në Përmet. Për të prekur dhe mësuar më…

AKSIONET E PASTRIMIT VAZHDOJNË !

Mbledhja e mbeturinave këtë javë u zhvillua nga Sektori i Pastrim-Gjelbërimit dhe Drejtoria e Shërbimit Social, Kulturës dhe Turizmit në bashki duke u përqëndruar në rrugët dhe rrugicat e lagjes ZBU. Kujdesi për mjedisin është investimi më i mirë që mund të bëjmë për ambientin e përbashkët ku jetojmë çdo ditë dhe gjithashtu për gjënë…

24 MAJ-KONGRESI PËRMETIT!

Sot, në 79 vjetorin e mbledhjes së Kongresit të Përmetit mes patriotësh dhe veteranë jo vetëm përmetarë, përkujtuam ditën historike ku Shqipëria nisi rrugëtimin drejt demokracisë. Salla ku zhvilloi punimet Kongresi, tashmë e kthyer në Pavionin e Luftës, mirëpriti edhe sot qytetarët dhe nostalgjikët e kësaj dite të rëndësishme. #79ViteKongresiPërmetit #24Maj1944

TURI ÇIKLISTËVE NË SHQIPËRI!

Sot, përfundoi me sukses, turi i 80-të i çiklistëve në Shqipëri. Ky aktivitet u zhvillua në datat 22-26Maj, duke patur edhe Përmetin pjesë të itenerarit sportiv dhe ku nisi etapa e fundit e turit. Vlerësim për angazhimin sportiv, organizimin dhe pjesëmarrësve në garë që si çdo vit përcjellin mesazhin se Pedalimi është sporti i shëndetit…

JAVA E KULTURËS GREKE 2023!

Sot kishim kënaqësinë të mirëprisnimnë Përmet, një event kushtuar kulturës dhe traditës muzikore greke. Në javën e kulturës greke, grupi Follorinës solli copëza ndjesishgreke, me muzikën dhe vallet tradicionale greke. Eventin e përshëndeti dhe Konsulli Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. Dimitris Sacharidis. Për fqinjësinë e mirë, bashkëpunimet dhe partneritetin në projekte të ndryshme por…