INAGURIMI I SALLËS SË PING-PONGUT

Rikonstruksionin i sallës së Ping-Pongut është një nga rezultatet e projektit Key people- Key knowledge, në kuadër të programit për zhvillim socio-ekonomik të financuar ngaBE. Pas inagurimit të sallës me pjesëmarrjen e menaxheres për programet ndërkufitare IPA Zj.Carla Folgoa dhe përfaqësueses së Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Marie Augouy , profesori Ethem Bejo do të…

111 VITE SHQIPËRI E PAVARUR!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë! 111 vite shtet i pavarur, me gjuhën dhe flamurin më të bukur. Krenari dhe mirënjohje për këtë ditë të veçantë të historisë ku mbarë kombi shqiptar bëhet një. Të kujdesemi për ta lartësuar emrin e Shqipërisë sonë dhe t’i shërbejmë asaj me devotshmeri e përkushtim. GËZUAR SHQIPËRI! #ShqipëriEPavarur #111vitepavarësi

SË BASHKU PA LIMITE!

Dita Botërore e Aftësisë së Kufizuar bëri së bashku fëmijët e Qendrës Komunitare për fëmijët me aftësi ndryshe , fëmijët e QKF Përmet, prindër dhe mësues. Në këtë ditë u bashkuan të githë për të dhuruar sa më shumë dashuri dhe një ditë ndryshe për miqtë specialë. Mes recitimeve, muzikës dhe ekspozitës së fëmijëve të…

NDEZËM DRITAT E FESTAVE!

Me gëzim dhe entuziazëm ndezëm dritat e pemës së qytetit, simbolin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Fëmijët nisën festën duke shpërndarë atmosferë dhe magjinë e kësaj nate të gëzueshme për të gjithë. Plot aktivitete dhe surpriza na presin ditët në vazhdim. Festa të gëzuara dhe plot harmoni në çdo familje përmetare.

DËGJESAT PËR HARTIMIN E PLANIT SOCIAL!

Prej disa muajve ka vijuar puna për hartimin e Planit të Kujdesit Social për periudhen 2024-2028 ku takime të vazhdueshme janë zhvilluar me pjesëmarrjen e të gjithë sektorëve në bashki , me mbështetjen e institucioneve që operojnë në Përmet si dhe me asistencën e konsulentes së UNDP-së znj. Marsela Dauti. Pas këtyre konsultimeve, në takimin…