MBYLLET KAMPI VEROR 2025 NË PËRMET!
Për një muaj me radhë, oborret dhe sallat e aktiviteteve u mbushën me zëra fëmijësh, me të qeshura, lojëra dhe krijimtari pa fund. Nga sportet te punimet artizanale, nga kërcimet tek tregimet me zë të lartë, çdo ditë solli diçka të re për fëmijët që zgjodhën të kalojnë pushimet në një kamp ndryshe, larg telefonave…

