TETORI ROZE

Ju urojmë një mbrëmje të qetë me këto pamje të simboleve të Tetorit Rozë në Bashkinë tonë duke ju kujtuar rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave. Kontrollo veten, kujdesu për shëndetin tënd dhe për ata që do. #TetoriRoze #ShëndetiIGrave #BashkiaPërmet    

DITA BOTËRORE E TË MOSHUARVE!

Data 1 Tetor është vendosur si Dita Botërore e të Moshuarve me qëllim sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për vëmendjen dhe kujdesin që duhet treguar për thesarët e familjes dhe shoqërisë. Sot, në nder të brezit që ka ndërtuar themelet e shoqërisë sonë, Bashkia Përmet organizoi një aktivitet të ngrohtë në të dy ambientet ditore për…

SHFAQJA TEATRALE “SHOKU IM I RI”

Fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Përmet sollën sot në skenë shfaqjen teatrale “Shoku im i ri” në Kinemanë “13 Shtatori”. Me emocione, humor dhe mesazhe të bukura për miqësinë dhe shkollën, të vegjlit tanë dhuruan duartrokitje dhe buzëqeshje tek të pranishmit. Faleminderit prindërve, mësuesve dhe të gjithë të pranishmëve që mbushën sallën me dashurinë…

INVESTIMI NË RRUGËN E FSHATIT QILARISHT!

Rruga e fshatit Qilarisht është drejt përfundimit dhe tashmë është shtruar me asfalt . Ky është një investim i rëndësishëm i Bashkisë Përmet, që sjell ndryshim të dukshëm në përditshmërinë e banorëve të Qilarishtit. Nga një rrugë e vështirë për t’u përshkuar, sot kemi një aks të rregullt që mundëson lëvizje më të lehtë, lidhje…

DITA NDËRKOMBËTARE E TRASHËGIMISË KULTURORE

DITA NDËRKOMBËTARE E TRASHËGIMISË KULTURORE u festua sot me kujtimet më të çmuara, trashëgiminë e gjysheve tona. Fëmijët e QKF bashkuan breza, duke sjellë në një ekspozitë objekte e orendi të vjetra, të ruajtura me dashuri ndër vite. Çdo send mbart histori dhe shpirt, duke na kujtuar se trashëgimia nuk është vetëm e shkuara, por…

TURIZMI QË NGJITET ME MALET

Në Ditën Botërore të Turizmit, kujtojmë se udhëtimi nuk është vetëm zbavitje, por edhe lidhje me natyrën dhe me brezat që po rriten. Alpinistët e vegjël të QKF kanë nisur stërvitjen me trajnerin e tyre, duke kalitur trupin e mendjen. Hapat e tyre të sotëm janë gurë të vegjël të një rruge të madhe nesër…

DËGJESA PUBLIKE PËR TAKSËN E FJETJES NË STRUKTURAT AKOMODUESE!

Ditën e sotme, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak u zhvillua një takim konsultues me përfaqësues të hoteleve, bujtinave dhe guesthouse-ve të zonës, në kuadër të diskutimeve për taksën e fjetjes në struktura akomoduese. Qëllimi i këtij takimi ishte të dëgjonim mendimet, shqetësimet dhe sugjerimet e operatorëve turistikë, si një hap i rëndësishëm drejt…

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK PËRMET

Sot u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku u diskutuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për qytetarët dhe zhvillimin e Bashkisë sonë. Rendi i ditës përfshinte: P/V: Për miratimin e raportit të monitorimit të buxhetit dhe vlerësimin financiar për periudhën janar–gusht 2025 P/V: Për disa ndryshime në VKB nr. 107, datë…