KALITEMI NË NATYRË!

Disa momente nga stërvitja e fëmijëve, ku futbolli po bëhet gjithnjë e më shumë sporti i preferuar, nga grupmosha të ndryshme. Ata stërviten me pasion, duke u njohur me sportin, duke mësuar bashkëpunimin dhe duke shijuar çdo moment të lojës. Aktivitetet sportive janë një hapësirë ku fëmijët rriten, mësojnë të bashkëpunojnë dhe gëzojnë argëtimin nërërmjet…

AKSION PASTRIMI BRIGJET E LUMIT VJOSË!

Sot u bashkuam me nismën e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, së bashku me qytetarë, të rinj, biznese dhe institucione, në një aksion të përbashkët pastrimi në Petran, përgjatë brigjeve të lumit Vjosa. Hoqëm mbeturinat dhe i dhamë natyrës një frymëmarrje të re. Kujdes! Pastrimi nuk është një ditë e vetme, por…

82 VITE NGA ÇLIRIMI PËRMETIT!

Në kalendarin historik të Përmetit, 13 Shtatori Dita e Çlirimit të Përmetit është ndër ditët më të rëndësishme. Sot, 82 vite nga çlirimi i qytetit , ditë për të cilën sakrifikuan jetën dhjetra patriot dhe luftëtarë. Në këtë ditë të gjithë përulemi me shumë mirënjohje dhe respekt përpara veprës së atyre djemve e vajzave, burrave…

“CONOSCERE L’ALBANIA EDHE NË PËRMET!

Karvani i bukur i Fiat Topolino ndaloi edhe në qytetin tonë, duke sjellë atmosferën e veçantë të makinave retro . Një çast i bukur që bashkoi historinë, natyrën dhe pasionin për automjetet klasike, duke e bërë Përmetin pjesë të këtij udhëtimi unik që lidh Shqipërinë me Italinë . Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të…

NIS VITI I RI SHKOLLOR!

Sot, fëmijët tanë i rikthehen bankave të shkollës me emocione dhe ëndrra të reja. Zilja e parë shënon fillimin e një rrugëtimi që sjell dije, miqësi dhe suksese. Urimi më i veçantë shkon për vogëlushët që u ulën për herë të parë në bankat e shkollës sot nis aventura më e bukur e jetës suaj!…

HAPËSIRAT PUBLIKE U KTHEHEN QYTETARËVE!

Në terren bashkë me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kemi ndërhyrë për lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht. Po hiqen pengesat dhe zaptimet në rrugë, trotuare e ambiente të përbashkëta, duke i kthyer qytetit hapësirat që i takojnë të gjithëve. Ky proces do të vijojë çdo ditë, si në qytet ashtu edhe në…

FESTA E TEQESË SË FRASHËRIT!

Festohet sot dita e Teqesë së Frashërit, një monument me vlera kulturore dhe historike. Emri i mirë i saj nuk lidhet vetëm me Bektashizmin por mbi të gjitha për përpjekjet dhe kontributin e saj për gjuhën e shkollën shqipe. Teqeja e Frashërit përbën fillesat e arsimit shqip në rrethin e Përmetit. Teqeja u ndërtua më…