FESTO DITËN E VERËS NË PËRMET!

Ejani të shijoni ngjyrat dhe gëzimin e Ditës së Verës në qytetin e trëndafilave, me zërin e Eranda Libohovës në skenë, tingujt e Sazeve të Përmetit, Gjergji Mangon, performancën e grupit të valleve dhe humorin e Erdit Asllanajt. Do të jetë një festë që nuk do ta harroni kurrë! Mos e humbisni këtë ditë të…

KARAFILA NË SHENJË FALENDERIMI !

Sot urojmë e nderojmë të gjitha gratë, nënat, motrat, bashkëshortet, miket dhe koleget , që me forcën, dhembshurinë dhe dashurinë e tyre, e bëjnë botën një vend më të bukur. Gëzuar ju, nënat dhe gratë përmetare, që gjithmonë keni qenë shtylla të familjes dhe të komunitetit. Ju që, jo vetëm rritët dhe edukuat brezat, por…

NDEROJME MËSUESIT DHE NËNAT!

Kinemaja e qytetit u mbush me atmosferë festive nga zërat dhe emocionet e fëmijëve tanë! Me këngë, valle e recitime, nxënësit e shkollave dhe Grupi i Valleve dhuruan një shfaqje, plot ngjyra dhe dashuri për nënat dhe mësuesit. Një falënderim të veçantë për të gjithë ata që sollën këtë energji të bukur dhe na dhuruan…

GËZUAR 7 MARSIN!

Mësuesit nuk janë thjesht udhërrëfyes në rrugën e dijes, ata janë shtylla e fortë e çdo brezi të ri. Shprehim mirënjohjen për të gjithë ata që me përkushtim dhe dashuri ndriçojnë mendjet dhe shpirtin e fëmijëve tanë. Sot festojmë së bashku me ju, por vlerësimi ynë për punën tuaj është i përditshëm! Faleminderit që edukoni,…

INVESTIME KONKRETE PËR NJË PËRMET MË TË MIRË!

Në kuadër të bashkëpunimit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, kanë mbërritur materiale të reja që do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës në qytet dhe fshatra. SHTYLLA NDRIÇIMI: Do të vendosen në rrugën hyrëse të qytetit për një ndriçim më të mirë. TOMBINO:Do të përdoren për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrugëve rurale. PLLAKA DHE ELEMENTË…

MBREMJE MUZIKO-LETRARE POETËT PËRMETARË!

Mbrëmja në Qendrën Multifunksionale ishte një udhëtim në botën e artit dhe kulturës! Nxënësit tanë dhuruan interpretime té bukura , duke sjellë në jetë poezi nga poetët përmetarë Poezia u shoqërua me muzikë të zgjedhur , duke krijuar një atmosferë të veçantë . Ky aktivitet letraro-muzikor shërbeu si një mundësi për nxënësit të shprehin kreativitetin…

ÇARSHOVË – VIJOJMË ME PËRMIRËSIMIN E INFRASTRUKTURËS RRUGORE DHE BUJQËSORE!

Prej rreth një muaji po punohet për zgjerimin e rrugëve kryesore të fshatit, duke lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe përmirësuar kushtet për banorët. Krahas zgjerimit të shtratit rrugor dhe sistemimit të skarpatave, në fushën e Çarshovës janë pastruar edhe kanalet kulluese, duke përmirësuar vaditjen dhe mbrojtjen e tokave bujqësore. Me çdo ndërhyrje, po krijojmë kushte…