Dita Botërore e Ushqimit është një thirrje e çdo vendi për veprim, si një mundësi që të gjithë së bashku të punojmë për sigurinë ushqimore dhe të ushqyerit shëndetshëm.
Në ditën kushtuar ushqimit, fëmijët e Qendrës Kulturore së bashku me gjyshet mësuan procesin e bërjes së kekut dhe petullave.
Një mesazh domethënës nga fëmijët për vazhdimin e traditës së gatimit, ushqyerjes shëndetshëm plot vlera dhe vlerësimit për ushqimin që shërbehet në familje dhe jashtë saj.
Roli i ushqimit është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien e individit ndaj kujdes çfarë hamë sot për shëndetin nesër.