Në 17 Dhjetor 2008 ekosistemi natyror “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” shpallet Park Kombetar.
Me një shtrirje prej 1200 hektarësh, i cilësuar si mushkëria natyrore e jugut të Shqipërisë, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit, si në dimër i mbuluar nga dëbora por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij.
Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme ADZM Qarku Gjirokastër në bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe nxënësit e shkollave të qytetit, organizuan një sesion informues për veçantinë e këtij Parku, historinë e krijimit dhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj vlere unike që kemi.
Gjithashtu nga stafi i ADZM u improvizua vendosja e kamerave kurth në natyrë, të cilat shërbejnë për të parë faunën e pasur dhe të veçantë që gjendet vetëm në këtë park.
Detyra jonë për këtë burim jete, me vlera natyrore dhe turistike është mbrojtja çdo ditë nga dëmtuesit njerëzorë dhe natyrorë.