Sot, në Ditën Botërore të Maleve ne nderojmë jo vetëm bukurinë e tyre, por edhe ata që i sfidojnë dhe i mbrojnë.

Sjellim në vëmendje Grupin e Alpinistëve të Rinj Përmetarë të drejtuar nga trajneri Pëllumb Muke. Ky sport kërkon durim, sakrifica dhe teknikë, duke ndihmuar në edukimin e të rinjve për respektin ndaj natyrës dhe vlerave të saj

Nga majat e Valbonës, Thethit, Bogës dhe Grykës së Kazanit, deri te ngjitjet në Shar të Prizrenit, ky grup ka përfaqësuar me dinjitet Përmetin në kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Le të mbështesim këta të rinj dhe traditën e bukur të alpinizmit që na lidh me natyrën dhe pasuritë e saj. 
Malet na japin forcë, le t’i duam dhe t’i mbrojmë!



